Patrice Evra ‘masakron’ Manchester City: Ekip mu*i, nuk ka histori. Guardiolës i rrofshin paratë!

0
Patrice Evra ‘masakron’ Manchester City: Ekip mu*i, nuk ka histori. Guardiolës i rrofshin paratë!
Gjigandi

Patrice Evra është tallur me Manchester City, pas disfatës së mbrëmshme kundër Real Madridit, në gjysmëfinalen e Champions League. Udhëheqësit e Premier League dukej se po kalonin në finale e Parisit, kur Riyad Mahrez e kaloi skuadrën e tij në avantazh. Rezultati total ishte 5-3 për “qytetarët”, kur kishin mbetur më pak se 20 minuta nga fundi i gjithçkaje.

Megjithatë, Rodrygo shënoi dy herë pas minutës së 90-të, për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë. Penalltia e Karim Benzema në minutat e para të kohës shtesë kompletoi përmbysjen e jashtëzakonshme, e dërgoi Real Madridin në finalen e Parisit, më 28 maj.

Pas ndeshjes, legjenda e Manchester United, Evra, hyri në Instagram për t’u kënaqur me mjerimin e skuadrës së Guardiolës. Francezi, i cili e fitoi kompeticionin me “Djajtë e Kuq” në vitin 2008, postoi një foto (bërë me fotoshop) të “vetën” dhe Sir Bobby Charlton me Kupën e Evropës, ndërsa diskutonte se ku përmendeshin rivalët e tyre të mëdhenj në këtë trofe.

Ai i ka vënë mbishkrimin e pafytyrë fotos: “Sa vite mendoni se unë dhe Sir Bobby do të duhet të llogarisim? 1, 5, 90 vite?” Pra, e ka fjalën për vitet që do t’i duhen Manchester City për ta bërë “sefte” në Champions.

Ndërkohë, më herët, duke analizuar ndeshjen në “Amazon Prime Video”, ish-mbrojtësi francez i masakroi më keq lojtarët e Pep Guardiolës dhe vetë trajnerin katalanas: “Manchester City i bëri mu*in vetes, kjo është e vërteta. Ka dalë i traumatizuar nga ndeshja e sotme.

RonaTyra

Ata më kujtojnë PSG-në, janë klube të bazuara te paratë. Real Madridi gjithashtu ka para, por ka edhe një histori të madhe pas vetes. Manchester City ka vetëm para, lojtarët shkojnë të luajnë atje vetëm për këtë arsye. Një lojtar zgjedh të shkojë te Manchester City vetëm sepse ofron më shumë.

Manchester City ka nevojë për liderë, por Guardiola nuk do të tillë. Ai nuk do personalitete në skuadër. I mjafton të jetë vetë lideri. Pra, kur gjendet në telashe si sonte, nuk ka askënd në fushë (lider) për ta ndihmuar. Ai i zgjedh skuadrat e tij të tilla, nuk mund të stërvisë njerëz me personalitet. E bëri te Barcelona, ku ndërtoi ekipin e tij, për t’i kontrolluar të gjithë. Kur gjërat shkojnë keq, ai mbetet vetëm pastaj.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu