LAJME
  • 23.05.2013, 12:55

    Skena horror në Londër, masakron ushtarin me hanxhar (VIDEO)

    Një person, që mendohet se ka qenë ushtar, gjeti vdekjen pasi u vra nga dy persona të armatosur në një sulm të çmendur në një nga rrugët e Londrës. Dëshmitarët treguan për skena horror ndërsa një video e një prej autorëve të kërij sulmi po qarkullon në internet. Ushtari u godit me makinë dhe më pas trupin e tij e copëtuan me hanxhar në mes të rrugës. Mendohet se ata ia prenë kokën ushtarit. Dy të dyshuarit u plagosën gjatë një konfrontimi me armë me policinë dhe janë dërguar në spital për trajtim. “Betohemi për Allahun e plotfuqishëm se nuk do ndalojmë së luftuari me ju,” tha personi i akuzuar për sulmin. Ai kërkoi falje për femrat që ishin dëshmitare të kësaj ngjarje.
  • 11.04.2013, 16:31

    Ndotja, të rinjtë vlonjatë në protestë

    Të rinjtë vlonjatë protestuan sot ndaj rritjes së ndodtjes në qytet. Për të kthyer vëmendjen nga mjedisi ata zgjodhën të rrugëtojnë aty ku amortizimi shkakton ndotje të lartë. Të rinjtë vendosen maska mbrojtëse në fytyrë, jo thjesht për të rrugëtuar më mirë, por në simbolikë të ndotjes së madhe. Me pankarta në duar, të rinjtë synuan sensibilizim për gjendjen e rënduar ne këtë qytet./abc24.al/
    [ më shumë ]
  • 11.04.2013, 16:28

    Protesta e çamëve, Demaçi: Ky është shekulli i shqiptarëve

    Protestën e organizuar nga PDIU-së dhe shoqata Çameria e përshëndeti sot edhe Adem Demaçi, i cili u shpreh se shqiptarët ashtu si kosovarë nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre. “Ne kur ishim për burgjet serbe e kemi kujtuar motrën tonë Çamëri dhe fatin e zi të popullit që mbeti rrugëve të botës. Sot fryjnë erëra të tjera, ky është shekulli i shqiptarëve dhe në fund të fundit do jemi fitimtar, por nuk duhet të heqim dorë nga të drejtat tona për liri dhe barazi”, tha Demaçi./abc24.al/
    [ më shumë ]
  • 11.04.2013, 16:26

    Zëvendësimi i Muhos, anëtarët e majtë braktisin mbledhjen e KQZ-së

    Anëtarët e majtë në Misionit Qëndro të Zgjedhjeve kanë reaguar sot ashpër ndaj vendimit për lirimin nga detyra në KQZ të anëtarit të LSI-së. Duke folur në mbledhjen e sotme, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba u shpreh se politika nuk do që ky institucion të jetë i pavarur pasi kjo gje shihej edhe nga zëvendësimi i kolegut të tyre. “Politika nuk na do të pavarur dhe duke na parë politik e hoqi kolegun si të ishte përfaqësues politik. Jam shumë i tronditur nga ngjarja, dje e sot një ditë akoma më e zezë. Uroj që disa nga deputetet e PD të gjejnë guximin të mos e votojnë është dhunim i ndarjes së pushteteve, ngjarje shumë e rëndë”- tha ai. Përfaqësuesja e PS-së, Shtylla ka thënë se në këtë mënyrë po bëhet pis KQZ dhe anëtarët e saj. “Politika duhet të rrijë larg KQZ dhe këtë e keni thënë në fjalime të bukura, Ju lutem bëjeni”- u shpreh Shtylla. Pas disa minutash anëtarët e majtë kanë braktisur mbledhjen e KQZ-së./abc24.al/
    [ më shumë ]
 
SPORT
  • 10.04.2013, 12:17
    Mançini: Sezonin e ardhshëm do ta rikthejmë titullin

    Mançini: Sezonin e ardhshëm do ta rikthejmë titullin

    Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, beson se skuadra e tij është e gatshme që të fitojë titullin sezonin e ardhshëm nëse lojtarët e tij nuk do të pësojnë dëmtime. Siti arrti të triumfojë ndaj Junajtid dhe duke treguar edhe një herë se diferenca e madhe në tabelën e renditjes nuk ekziston në fushën e blertë. Fitorja në derbi ju shërbeu atyre më shumë për të ngritur moralin, ndërsa kapitulli i titullit është i mbyllur. “ Ne e dimë se mund ta fitojmë titullin sezonin tjetër. Këta sezon ne bëmë disa gabime fatale, por tashmë nuk mund të bëjmë asgjë pasi sezoni është në përfundim. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë deri në ndeshjen e fundit të sezonit për të siguruar vendin e dytë, pasi vendi i parë është i pa mundur”, tha italiani. Më pas ai shtoi : “ Mendoj se çelësi i suksesit është që të mbajmë gjithë grupin e lojtarëve të gatshëm. Këtë sezon kemi pasur shumë dëmtime që na kanë penalizuar. Gjithsesi këtë sezon nuk mund ta quaj të dështuar pasi ne jemi në gjysmë finalen e kupës dhe nëse do arrinim të fitonim kupën sezoni do të quhej i mbarë për ne. Blerjet e reja? Mendoj se kemi nevojë edhe për disa lojtarë të rinj, por do të shohim gjatë verës’, tha Mançini.
  • 10.04.2013, 12:06

    Futbolli shqiptar, aty ku humbasin investimet

    Sporti i futbolli në vendin tonë po shoqërohet nga probleme të shumta dhe të shumëllojshme, të cilat po vijojnë të ndikojnë negativisht në realitetin e futbollit tonë. Prej vitesh, ky sport nuk po arrin të rikthejë apo të kompesojë investimet e bëra nga presidentët e skuadrave, të cilët gjithnjë dalin të humbur me investimet e tyre. Investimi Në fillimin e sezonit aktual, buxheti i skuadrave në Superligë varionte rreth 1 miliardë lekë. Në këtë shumë janë përfshirë të gjitha investimet që i duhen një klubi për të përballuar sezonin futbollistik. Kryesisht, klubet kërkojnë rimbursimin e këtyre investimeve me pjesëmarrjen e skuadrës së tyre në Kupat e Europës, si të vetmin burim të ardhurash. Humbjet Por shembujt e këtyre viteve nuk na kanë ofruar një përqasje të tillë, ku investimet e kryera nuk janë rimbursuar nga pjesëmarrja në kupat e Europës, pasi pjesëmarrja në raundin e parë, psh në Ligën e Kampioneve, skuadra këmbehet me rreth 250 mijë euro, ndërsa dalja kampion shpërblehet me 70 mijë euro nga FSHF-ja. Në këtë kontekst, klubi kampion rimburson vetëm gjysmën e investimeve. Po për skuadrat e tjera, të cilat nuk e kanë këtë shans, pra për të fituar kampionatin dhe pjesëmarrjen në kupat e europës, çmund të themi? Thjesht, ata dalin me humbje dhe vetëm me humbje, pra investuesit e tyre. Por cilat janë pengesat që ndikojnë negativisht në këtë drejtim, ku falë dashamirësisë dhe vullnetit të presidentëve të skuadrave, futbolli ynë po mbijeton? Mungesa e rregullave Në këtë drejtim mungojnë shumë aspekte, ku ndër më emergjentët është mungesa e rregullave të qarta mbi administrimin e klubit në tërësi. Mungon administrimi i të ardhurave që vijnë nga stadiumi, pasi në këtë mes ndërhyjnë përgjithësisht dhe bashkitë, të cilat kanë në administrim stadiumet. Në këtë kontekst, të ardhurat përgjysmohen, por problemi më i madh në këtë drejtim mbetet mungesa e theksuar e sportdashësve në stadiume si pasojë e shumë faktorëve. Bamirësit Presidentët e skuadrave janë kthyer në bamimës në këtë këndvështrim, pasi ata vetëm investojnë për futbollin, ndërsa futbolli vëtëm merr dhe nuk arrin të kthejë asgjë në xhepin e investuesve. Ky fenomen është krejtësisht i kundërt me realitetin që ofron modeli europian. Në Shqipëri nuk ekziston ende një rregull i caktuar për manaxhimin e investimeve në futboll. Kuptohet, ky problem vjen si pasojë e shumë problemeve të pazgjidhura. Fenomeni shkak-pasojë po ndikon negativisht në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Faktorët Terrenet janë gangrenë e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti, i cili po gërryen gjithnjë e më shumë zhvillimin e saj dhe rrjedhimisht dhe largimin e sportdashësve nga shkallët e stadiumeve tona. Largimi i tyre do të thotë minimizim i të ardhurave në arkat e klubeve dhe si pasojë të ardhura të pamjaftueshme për minimizimin e shpenzimeve në klub për investuesit. Fenomeni Por ky fenomen negativ ka ndikuar së tepërmi në largimin e presidentëve të ndryshëm të klubeve dhe vijon të mbetet një problem negativ për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Presidentët aktuale të skuadrave mund të konsiderohen pa dyshim si shpëtimtarët aktualë të këtij sporti, pasi ata kanë marrë përsipër rriskun e humbjes me investimet e tyre. Por kjo gjë nuk mund të vijojë pa fund, pasi si çdo gjë e ka një fund. Duhet urgjentisht të merren masat e duhura për shtrimin dhe aplikimin e rregullave të posaçme në favor të investuesve në sportin e futbollit, në mënyrë që ata të mos jenë thjeshtë humbës.
    [ më shumë ]
  • 10.04.2013, 12:04

    Dinamo, ndaj Elbasanit për të shpëtuar emrin

    Të mërkurën, skuadra e kryeqytetit do të luajë një ndeshje për “jetë a vdekje” me kundërshtarin e saj direkt për shpëtim Skuadra tjetër e kryeqytetit është në gjendje shumë delikate në renditjen e Kategorisë së Parë, ku tashmë rrezikon seriozisht rënien nga kjo kategori. Skuadra nga kryeqyteti ndodhet vetëm një pikë përpara vendit që të dërgon në Kategorinë e Dytë. Të mërkurën ata do të përballen me Elbasanin, skuadra e cila është dhe kundërshtari i tyre direkt për shpëtim në këtë kampionat. Dinamovitët do të rikthehen të luajnë në “Qemal Stafa” këtë javë kundër Elbasanit, pikërisht në sfidën më të vështirë dhe më vendimtare të kampionatit. Vetë pozita e dy skuadrave në tabelën e renditjes do ta bëjë shumë interesant këtë sfidë. Ndërkohë që kush arrin tri pikët të mërkurën, do të jetë edhe më e fituara, pasi do të krijojë disi shkëputje nga zona që rrezikon rënien. Për sa i përket stadiumit, FSHF ka hapur dyert për Dinamon që të luajë këtë sfidë në stadiumin e vetëm funksional në kryeqytet, kuptohet me terren të papërshtatshëm.
    [ më shumë ]
  • 10.04.2013, 12:02

    Partizani, misioni 4-vjeçar drejt fundit

    Skuadra legjendare e futbollit shqiptar është në prag të rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, ku mungon prej shumë kohësh Demat e kuq kanë marrë një trepikësh të vyer përballë Mamurasit në baltën e “Qemal Stafës”, duke u afruar së tepërmi ngjitjes në Superligë. Skuadra e kuqe i mungon kategorisë superiore prej katër vitesh, mungesë e cila ka ndikuar ndjeshëm edhe në cilësinë e përballjeve në këtë kampionat, kjo për vetë emrin që mbart ky ekip. Tashmë kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga mbyllja e Kategorisë së Parë, Partizani ndodhet në vendin e dytë, pesë pikë përpara Pogradecit. Faza e dytë ka qenë me dy fytyra për skuadrën, e cila e nisi shumë keq, duke barazuar me Adën në shtëpi dhe duke u larguar katër pikë nga Mamurrasi, që mbante vendin e dytë. Humbja në Pukë solli dhe shkarkimin e Shpëtim Duros nga drejtimi i skuadrës. Me ardhjen e Hasan Likës, skuadra ndryshoi fizionomi, ku arriti të marrë një fitore ndaj Burrelit në fushën e Yrshekut. Kjo ishte dhe pika e kthesës për të kuqtë kryeqytetas, të cilët me atë trepikësh kaluan dhe gjendjen e rënduar psikologjike. Më pas do të vinin dhe dy fitore të tjera në javët pasardhëse, ndaj Dinamos dhe Ilirisë po në fushën e Yrshekut, e cila duhet theksuar se ka qenë fatsjellëse për Partizanin. Nga ana tjetër, fitoret e skuadrës u shoqëruan dhe me humbjet e papritura dhe të çuditshme të Mamurrasit, i cili i liroi vendin e dytë Partizanit. Në ndeshjen e katërt nën drejtimin e Likës, skuadra arriti një barazim të vlefshëm përballë Pogradecit në transfertë, duke ruajtur pozitat në vendin e dytë të renditjes. Fitorja e fundit ndaj Mamurrasit e ka derguar në pesë ndeshje radhazi positive ecurinë e demave të kuq. Me këtë paraqitje, Partizani është fare pranë realizimit të objektivit final, rikthimin midis më të mirëve në Superligë. Në gjashtë ndeshjet e ardhshme, kalendari i Partizanit nuk përmban vështirësi, pasi ata do ndeshen ndaj skuadrave që kanë realizuar objektivat e tyre në këtë kampionat. Gjithsesi, stafi teknik ka kërkuar ndaj skuadrës përqëndrim për mënjanimin e euforisë, e cila duket se do të jetë dhe kundërshari kryesor i demave të kuq në javët në vijim.
    [ më shumë ]
ShowBiz
  • 12.04.2013, 15:30

    Shkëndije Mujaj: Kam qejf ti lodh meshkujt

    ‘ Shkëndije Mujaj ka ndarë me fansat e saj një tjetër foto bombastike të saj. “Qa kom qef mi lodh mashkujt, hahahahh-ka shkruar bukuroshja në diciturën e kësaj fotoje të cilën e ndau me fansat e saj. Një ditë më parë ajo publikoi një tjetër foto duke pyetur: a po knaqeni me mua?
  • 02.04.2013, 19:50

    Balotelli-Fanny, është dashuri e vërtetë

    Mario Balotelli nuk shkëlqen vetëm në fushën e lojës. Sulmuesi italian i Milan po kalon një super-formë me fanellën e “Djallit” dhe me Kombëtaren italiane duke lënë me gojë hapur të gjithë skeptikët. Por suksesi nuk përfundon këtu. Pas ndarjes me ish të dashurën e tij, me të cilën ka edhe një vajzë (Pia), Super-Mario është në një lidhje me Fanny Neguesha, modelen 22-vjeçare belge që jeton në Paris. Dhe mesa duket çifti po kalon një peroudhë shumë të mirë dhe se kjo duket se është dashuria e vërtetë për “rebelin” që njihet për lidhjet e tij të shpeshta me yjet e televizionit. Në disa foto që Fanny ka postuar në Instagram vihet re qartë se çifti po përjeton një histori të vërtetë dashurie ku nuk kanë munguar as lojërat “hot” në divan.
    [ më shumë ]
  • 02.04.2013, 19:48

    Bertina: Nuk ngela për të dashurin e Gentës

    Pasi u bë e njohur në Big Brother 3, Bertina Mehmeti ka qenë në qendër të vëmendjes për të mësuar më shumë rreth jetës së saj private. Prej një viti e gjysmë ajo nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim në media, derisa emri i saj përmendet për një konflikt me Gentën e BB6, për të dashurin e saj. Bertina në këtë intervistë për Panorama-Plus sqaron gjithçka, ndërsa flet për herë të parë për historinë e saj të dashurisë së krijuar në BB pasi ajo mori fund, karrierën, dhe si i sheh ajo lojtarët e BB6. - U shkrua në një gazetat për një miqësi të krijuar me të dashurin e Gentës së “BB”. Si është e vërteta? - Po, kështu pretendohet në atë shkrim, që unë jam shoqe e Gentës së “BB” dhe që kemi dalë bashkë e që unë paskam ngelur për të dashurit e sa j(qesh). Për më tepër që as jemi takuar ndonjëherë deri më sot. Më sipër e sqarova këndvështrimin tim për këto aludime rreth meje. - Ndihesh e zhgënjyer nga dashuria dhe a e ke kuptuar strategjinë se si mund të funksionojë një lidhje? - Në dashuri jam ndier gjithmonë e plotësuar, edhe pse shpesh nuk mund ta parashikojmë të nesërmen, apo të pretendosh se do të luash lojën e jetës. Dhe në këtë rast të dashurisë, sikurse të jetë një lojë shahu, ku ti çdo lëvizje e ke të monitoruar dhe të llogaritur. Jeta serviret dhe, si rrjedhojë, duhet të jetohet me të mirat dhe problemet e veta, të cilat na rrisin e përmirësojnë. Në dashuri nuk ka kompromis, prandaj ajo e mbart bukurinë e saj kur ti e jeton ashtu siç të vjen! Unë lidhjen time prej “Big Brother” e fitova si një rastësi, e jetova si një realitet dhe e pranova si një mësim që m’u dha… Ndodh që gjërat edhe të mos funksionojnë jashtë dëshirës sonë të mirë. Sot kam një paqe të vërtetë me veten time dhe kjo mjafton. Nëse mbreti rast e cakton një princ të kaltër, do e prisja me një buzëqeshje.
    [ më shumë ]
  • 24.02.2013, 01:02

    Ingrid Gjoni bën operacion gjoksin

    Pas lindjes së djalit duket se këngëtarja Ingrit Gjoni ka humbur linjat trupore dhe kështu ka vendosur të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Lajmin e ka bërë me dije klinika private që Gjoni ka bërë këtë operacion.Mësohet se ajo e ka rritur masën e tij me një numër dhe ndryshe nga këngëtaret e tjera e ka pranuar faktin e ndërhyrjes dhe madje e ka bërë dhe publike në disa gazeta rozë.Ingridi është shprehur për një gazetë se : “Është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje në gjoks. Prej kohësh kisha dëshirë t’i rrisja përmasat e gjoksit me një numër, por frika se mos nuk do të mundja ta ushqeja me gji fëmijën tim, më mbante larg realizimit të kësaj dëshire. Me lindjen e Paridit dhe me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fillova të mendoja për ta bërë realitet këtë dëshirë të kahershme. Takova mjekët profesionistë të klinikës ‘Keit’, të cilët duhet të them se kanë bërë një punë të shkëlqyer”, – rrëfehu këngëtarja. Gjatë intervistë ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të fillojnë edhe xhirimet e klipit të ri, ku do të padyshim do të ekspozohet dhe gjoksi i saj i ri. Linjat e këngëtares provokuese kanë tërhequr gjithmonë vëmendje por këtë herë Inis Gjoni do të jetë në qëndër të tyre. [wp-like-locker] Like or Wait Seconds.     Per Te Pare VIDEO Klikoni Like. Kjo Do Te Hiqet Pas 20 Sekondash. [/wp-like-locker]
    [ më shumë ]
KURIOZITETE
  • 10.04.2013, 18:27

    Biçikleta më e gjatë në botë

    Përdorimi i saj nuk është fort i sigurt dhe i mundur por mund të cilësohet si një shpikje për tu futur në librin në librin e rekordeve, Guinness. Fshatarët e Kediras në Indonezi kanë arritur të krijojnë bicikletën më të gjatë në botë e cila është 44 metra e gjatë dhe ka vetëm një vend
  • 22.02.2013, 18:33

    Vajzat e Dehura si kjo e Kalojn Limitin e nje Femre

    Ne e dimë se pirja e rëndë mund të kenë efekte të gjera dhe me ndikim të gjerë në tru, duke filluar nga “rrëshqet” në kujtim të thjeshtë të kushteve të përhershëm dhe efekte të mëdha negative që kërkojnë kujdes të ruajtjes se jetës.
    [ më shumë ]
  • 20.02.2013, 14:27

    Guri që “pi” cigare

    Cigaren kanë filluar ta “pinë” tashmë edhe gurët edhe pse nuk e dinë se “duhani vret”. Ky gur i çuditshëm që shihni në foto arrin të thithë një cigare për pesë minuta. Guri misterioz është ekspozuar përpara njerëzve në provincën Fujian në Kinë. Vizitorët habiten me gurin, që peshon 2.2 kilogram, që thith cigaren. Pronari i gurit thotë se kur e gjeti, i futi një cigare në një vrimë dhe mbeti i befasuar kur pa se e thithte.
    [ më shumë ]
  • 19.02.2013, 14:17

    Do futej në fushë, harroi të vishte brekët (VIDEO)

    Like or Wait Seconds.     Per Te Pare VIDEO Klikoni Like. Kjo Do Te Hiqet Pas 20 Sekondash. Në takimin e Superligës turke mes Beshiktashit dhe Gaziantepsporit, mbrojtësi Ivan Kecojeviç harroi të vishte brekët duke shkaktuar të qeshura në bankinë por edhe në tribunat e stadiumit. Shihni më sipër këtë moment.
    [ më shumë ]