Gjeni para në rrugë dhe i merrni? Mos! Pasi të lexoni këtë shkrim nuk do ta bëni më…

0
111
Gjigandi

Kur gjeni para ose bizhuteri në rruge nuk duhet t’i merrni pasi mund të sjellin fatkeqësi. Parimet e Feng Shui-t bazohen në energjinë, të cilën edhe objektet mund ta thithin nga pronari i mëparshëm, veçanërisht nëse janë prej metali ose druri. Prandaj, nëse gjeni një artikull që ju pëlqen është më mirë ta shmangni.

Në të shumtën e rasteve është një shenjë e keqe dhe është veçanërisht e rëndësishme, të mos sillni sende të tilla në shtëpi për të mos prishur harmoninë dhe mirëqenien. Ky rregull vlen veçanërisht për sendet si paratë, pasqyrat dhe bizhuteritë.

Paratë

Sipas besimit Feng-shui, monedhat e vogla metalike, si dhe kartëmonedhat prej letre, mund të thithin energjinë e personit që i mbajti për herë të fundit në duar.

Besohet se nëse gjeni një monedhë në rrugë është lumturi, por në fakt është një burim energjie e panjohur, të cilën me siguri nuk e dëshironi në shtëpinë tuaj.

Pasqyra

Besohet se pasqyra sjell vite fatkeqësish, veçanërisht kur thyhet. Është e sigurt që ky artikull lëshon një sasi të caktuar energjie dhe sipas parimeve të Feng shui-t, ekzistojnë udhëzime të veçanta se ku duhet të pozicionohet pasqyra në shtëpi, për të mos tërhequr energji të keqe.

Bizhuteri

Besohet se bizhuteritë thithin energjinë e pronarit, veçanërisht kur janë prej ari ose argjendi. Si fillim, mund të jenë bizhuteritë familjare që janë përcjellë brez pas brezi, duke thithur çdo herë gjithnjë e më shumë energji të re.

Edhe pse për disa njerëz besohet se bizhuteritë sjellin lumturi, në fakt mund të jenë një burim energjie negative.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu