Në krye të detyrës edhe në ditët e festave, Koçiu: Mirënjohje për stafin mjekësor

0
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot mirënjohjen për stafin mjekësor, të cilët do të jenë në krye të detyrës edhe në ditët e festave të fundvitit.

Në një postim në rrjetet sociale Koçiu falënderoi dy infermieret e Spitalit të Traumës, Natasha Merko dhe Alma Xhunga, për kontributin e tyre shumë vjeçar në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit për punën e palodhur të gjithë stafit mjekësor, të cilët edhe në ditët e festave të fundvitit do të jenë në krye të detyrës”, tha Koçiu.

Infermierja Natasha Xhunga u shpreh se “kam 43 vite punë që punoj si infermiere , aktulaisht punoj në Spitalin Universitar të Traumës. Në gjithë këto vite fokusi im ka qenë shërbimi ndaj qytetarëve”.

RonaTyra

Ndërsa infermierja Alma Xhunga tha se “kam një eksperiencë pune 41 vjeçare, 37 vjet në spitalin e Traumës. Ka qenë kënaqësi për mua që i kam shërbyer pacientëve në një mënyrë dinjitozë”.

Të gjitha spitalet rajonale si çdo vit do të jenë në gatishmëri të plotë. Urgjenca kombëtare do të jetë në gatishmëri për të gjitha thirrjet e urgjencës, gjithashtu edhe në sheshe, ku do të ketë festa dhe koncerte, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më të mirë të situatës së festës së Vitit të Ri.

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu