​Hoti uron kryeministrin e porsazgjedhur të Kroacisë, Andrej Plenkoviq

0
Gjigandi

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të porsazgjedhur të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

“Fitorja juaj na bën të besojmë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të thellohet edhe më shumë, ndërsa Republika e Kroacisë, dhe ju si Kryeministër, do ta mbështesni si përherë Kosovën në rrugën e saj të prosperitetit dhe të integrimeve euroatlantike”, thuhet ndër të tjerash në urimin e Hotit.
Ky është telegrami i urimit i kryeministrit Hoti:
Shkëlqesisë së Tij, z. Andrej Plenković Kryeministër i Republikës së Kroacisë
Telegram urimi
I nderuari Kryeministër Plenković,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të sinqerta për fitoren Tuaj dhe HDZ-së në zgjedhjet parlamentare dhe për emërimin Tuaj, Kryeministër i Republikës së Kroacisë.Fitorja juaj na bën të besojmë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të thellohet edhe më shumë, ndërsa Republika e Kroacisë, dhe ju si Kryeministër, do ta mbështesni si përherë Kosovën në rrugën e saj të prosperitetit dhe të integrimeve euroatlantike.Duke ju dëshiruar suksese të mëtejme, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju siguroj për ndjenjat e konsideratës sime më të lartë!

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu