Krerët e katër landeve gjermane u kanë kërkuar ligjvënësve të Kongresit amerikan që të bllokojnë planet e presidentit Donald Trump për të ulur ndjeshëm numrin e trupave në vend.
Reuters dhe Associated Press raportojnë se raportuan se kryeministrat e këtyre landeve u kanë dërguar një letër 13 senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve duke iu lutur atyre “të mos e shkëpusin lidhjen e miqësisë, por ta forcojnë atë”, duke ruajtur praninë e trupave amerikane.
Letra, e cila është parë nga agjencitë e lajmeve dhe gazetat gjermane, u nënshkrua nga drejtuesit e Baden-Wuerttemberg, Bavarisë, Hesses dhe Rhineland-Palatinate – ku ushtria amerikane ka prezencë ushtarake që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Letra theksonte se me bazat e tyre, spitalet ushtarake dhe infrastrukturën tjetër, forcat amerikane në Gjermani formojnë “shtyllën kurrizore të pranisë së SHBA-së në Evropë dhe aftësinë e NATO-s për të vepruar”. Shumë kritikë thonë se një ulje e numri të trupave amerikane në Gjermani, do të ishte një “dhuratë” për Rusinë.
Presidenti Trump deklaroi muajin e kaluar se do ta reduktojë nga 25.000 në 9,500 numrin e trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, për të cilën thotë se nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen dhe se nuk ka përmbushur angazhimet në raport më anëtarësinë në NATO.
Burimi: top-channel.tv