​Zv. Presidentja e MCC-së përuron fillimin e instalimit të matësve të mençur të ngrohjes në 17.50…

0
​Zv. Presidentja e MCC-së përuron fillimin e instalimit të matësve të mençur të ngrohjes në 17.50…
Gjigandi

Një delegacioni i Millennium Challenge Corporation (MCC), i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Phillips Mandaville, ka vizituar sot një familje në lagjen “Bregu i Diellit”, për të parë më afër instalimin e matësve të ngrohjes si pjesë e modernizimit të sistemit lokal të ngrohjes. Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili tha se në kryeqytet do të instalohen 17.500 matës.

Zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Phillips Mandaville, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi dhe përfitimet që do të kenë qytetarët e Prishtinës nga ky projekt i rëndësishëm.

Mandaville: MCC është e lumtur që është pjesë e këtij projekti

Është kënaqësi që jam këtu dhe të shoh për së afërmi instalimin që do të informojë qytetarët, mbi mundësinë që ta rregullojnë temperaturën, të dinë se sa kanë nevojë të shpenzojnë dhe sa iu duhet të paguajnë. Por edhe informacione për qytetin, ku mund të shohin se si po bëhet shpërndarja e nxehtësisë, si po përdoret energjia, dhe si mund ta zgjerojnë atë për qëllime të tjera. Është një projekt i jashtëzakonshëm, MCC është e lumtur që është pjesë e tij, ku do të përfitojnë banorët individualisht, por edhe qyteti. Ka qenë partneritet i jashtëzakonshëm, e vlerësojmë shumë punën

RonaTyra

“, tha Mandaville.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kjo vizitë u bë me qëllim të njohjes për së afërmi me sistemin aktual të ngrohjes, si dhe përurimin e fillimit të fazës së instalimit të matësve të ri te 17.500 banorë, që do t’iu mundësojnë kontroll të plotë mbi shpenzimet e ngrohjes.

Rama: Energjia do të kursehet nga 25 deri 30 për qind

Kjo mundëson se 25 deri 30 për qind të kursehet energjia dhe të transferohet në projekte të reja për ta ngrohur qytetin, po ashtu për të kursyer energjinë e cila përdoret, e cila tash për momentin nëpër krejt Prishtinën po shpenzohet pa nevojë, po ashtu mundëson që qytetarët e Prishtinës të kursejnë edhe koston e energjisë të ngrohjes si rezultat i këtyre instalimeve. Falënderoj shumë MCC që janë marrë me këtë proces, Termokosin tash e sa vite me radhë faktikisht. Me sot kjo vetëm po funksionalizohet. Janë 75 deri 80 mijë radiatorë që do të instalohen me këtë matës të energjisë. Është një projekt fantastik për kryeqytetin që krijojnë mundësi të reja, është edhe i ndërlidhur me aspektin ambiental, e ndihmon edhe në aspektin e ajrit. Ajri si rezultat do të jetë më pak i ndotur, sepse tashmë kemi nevojë të djegim linjit për të nxehur kryeqytetin

“, ka thënë Rama.

Edhe kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos”, Arsim Fetahu, theksoi rëndësinë e projektit për qytetarët e Prishtinës.

Fetahu: Do të kemi mundësi të paguajmë më pak

I falënderoj shumë përfaqësuesit e MCC-së, kryetarin komunës, Selimin nga MFK. Është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm në vazhdën e projekteve që jemi duke e zhvilluar. Ky do të jetë projekt shumë i rëndësishëm edhe për qytetarët dhe për ne, do të kemi mundësi të kursejmë dhe të paguajmë më pak”

, ka theksuar Fetahu.

Ndërsa, Shemsedin Klaiqi, në banesën e të cilit u instalua matësi i parë, tregoi për KosovaPress se qytetarët e Prishtinës do t’iu mundësohet të paguajnë vetëm për energjinë e shpenzuar.

Klaiqi: Do të kursejmë dhe të paguajmë vetëm për energjinë që shpenzojmë

“I

mplementimi i këtij projekti është i veçantë për qytetarët e Prishtinës, pasi ka mundësi të kursejmë dhe të paguajmë vetëm për energjinë që e shpenzojmë .Fatura që vjen do të jetë e zvogëluar. Mandej krijohen edhe kapacitete të reja për zgjerimin e rrjetit. Projekti është me interes të veçantë dhe të shumëfishtë për qytetarët e Prishtinës”

, tha Klaiqi.

Ndryshe, zëvendëspresidentja Mandaville do të qëndrojë në Kosovë nga 22 maj deri 24 maj. Ajo do të merr pjesë në një sërë ngjarjesh të organizuara nga MFK dhe MCC, përfshirë Konferenca e Donatorëve Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë dhe Ngjarja Përmbyllëse e Programit Gratë në Energji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu