Zjarri në azilin e Kavajës/ Drejtori: Në dhomën që mori flakë rrinin dy persona, njëri prej tyre ka pësuar djegie

0
Gjigandi

Qendra e të moshuarve në Kavajë është përfshirë ditën e djeshme nga flakët dhe një person ka mbetur i lënduar.

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Neritan Bajaziti ka deklaruar se një dhomë ku rrinin dy persona me aftësi të kufizuara ka marrë flakë dhe se një prej të moshuarve është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Na ka marrë flakë një dhomë aty ku rrinin një person me probleme mendore dhe një person më aftësi të kufizuara. Dhoma ka marrë flakë dhe janë djegur dhe batanijet.

E kemi nisur për të marrë ndihmë mjekësorë në spital, pasi ka pësuar djegie të lehtë në duar dhe flokë”, tha drejtori i shtëpisë së moshuarve.

Të moshuarit janë lënë në ambientet e jashtme të qendrës teksa zjarrfikësit shuanin flakët dhe merrnin masa për evitimin e rrezikut./BalkanWeb

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu