Zjarr në kodrën e Mimiasit në Berat

0
Zjarr në kodrën e Mimiasit në Berat
Gjigandi

Një vater zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatit Mimias,pikërisht në pyllin me pisha të kësaj zone.

Zjarri është pikasur nga banorët që kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësit,të trembur se mos zjarri përhapet drejt Bllokut të Fiqve dhe vreshtave,që ndodhen shumë pranë pyllit me pisha.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e Repartit të MZSh-së Berat,por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës ka bërë që ata të punojnë me mjete rrethanore e pompa uji shpine për ta vënë zjarrin nën kontroll.

Nuk është hera e parë që këto zona përfshihen nga flakët,pasi vetë banorët në këtë sezon pastrojnë barërat e thata duke u vënë flakën dhe në shumë raste zjarri u del jashtë kontrrollit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu