Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohet një pikë karburanti

0
Gjigandi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka prekur mesditën e sotme zonën e Konjatit në Lushnjë.

Mësohet se flakët kanë dalë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve sepse flaket dhe tymi kanë mbuluar rrugën. Pranë vatrave të zjarrit është edhe një pikë karburanti por edhe banesat e fshatit.

Në vendngjarje shkuan dy makina zjarrfikëse, policia e rendit dhe banoret e zonës. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani është 20 ha toke e pa mbjellë.

Sipas banorëve flakët erdhën nga Gramshi, një tjetër fshat kufitar, ku vatra e parë u shfaq në mëngjes dhe në mesditë vatra u përhap nëpër tokat bujqësore dhe kanalet kullues.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu