Zhdukja e Ervis Martinajt/ Ish-missi: Deklaratat e mia po keqpërdoren. Ai ka qenë nën shoqërinë e…

0
Gjigandi

Modelja Sadete Kokomani ka treguar njohjen me “mbretin e lojërave të fatit” Ervis Martinaj. Për JOQ ajo është shprehur se deklaratat e saj janë keqpërdorur dhe se në fakt, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjetër dhe jo të saj. Prokuoria sipas saj ka shtuar detaje dhe emra që ao nuk i ka përmendur fare.

Sipas saj, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjetër para se te zhdukej, por kjo nuk po thuhet, pasi nuk duhet që t’i dalë identiteti.

“Treçereku fjalive te kjo “dëshmia” s’janë thënë as nga un po nga prokuroret zhulsa të Ramës. Kanë shtuar detaje, kanë shtuar emra qe un s’i kam përmendur fare dhe i kanë dhënë për mediat pa të drejte.

Për të mos përmendur që lidhja ime me personin në fjalë po përdoret për të mbuluar shumë gjëra se para se të zhdukej ka qenë me persona të tjerë duke përfshirë dhe një femër tjetër që po i mbrohet identiteti nga shteti.

Me shumë nuk dua te flas dhe s’do flas se çdo fjalë përdoret sipas përfitimeve të mediave”, thotë Deta Kokomani.

RonaTyra

Ish-missi shqiptar, Deta Kokomani thuhet ka qenë në një lidhje me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej vitit të kaluar. 22-vjeçarja më datë 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’. Ajo më pas ka hipur në një autmojet tip ‘Audi’ me targa të huaja. 22-vjeçarja dhe Martinaj janë nisur nga Tirana drejt një hoteli në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu