Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Belsh u shpall Dritan Flamur Cani me 94% të votave.
Procesi i votimit është mbyllur edhe në degën e Maliqit.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Maliq u shpall Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave./