TIRANË- Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 19:00.
Mbledhja do të realizohet në Kryesinë e Kuvendit dhe pritet të diskutohet rreth Reformës Zgjedhore dhe konsensusit të arritur nga përfaqësuesit e partive politike në Këshillin Politik para disa ditëve.
Opozita parlamentare ka paralajmëruar se nuk do ta votojnë pa u plotësuar kushtet e tyre që janë ndryshimi i sistemit.
Shkruar nga: top-channel.tv