Zgjedhjet në degën e PD Mallakastër/ Kapllanaj: S’më njoftuan, duhej të isha pjesë e procesit

0
Zgjedhjet në degën e PD Mallakastër/ Kapllanaj: S’më njoftuan, duhej të isha pjesë e procesit
Gjigandi

Demokratët e Fierit u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e degës.

Kryetar i Komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj shprehet i shqetësuar se nuk ishte në dijeni të procesit të votimit që po zhvillohej në Mallakastër. Ndaj, sipas tij, përsa kohë PD nuk ka bërë asnjë njoftim, zgjedhjet në këtë zonë nuk duhet të njihen.

Unë pashë që në Mallakastër sot bëheshin zgjedhje dhe nuk kam asnjë lloj dijenije që në Mallakastër bëheshin zgjedhje për kryetar të degës së Partisë Demokratike, se nëse do të kishte një të tillë do të isha edhe unë pjesë e këtij procesi, pasi unë jam anëtar i Partisë Demokratike të degës Mallakastër, në lagjen ‘5 shkurti’, në qytetin e Ballshit. Kështu që, unë nuk kam marrë ndonjë njoftim për ndonjë takim, ndonjë mbledhje, besoj se edhe në lagjen time duheshin bërë zgjedhjet dhe të ishin zgjedhur kryetari i grup-seksionit dhe ai i seksionit, i asaj lagjeje ku unë bëj pjesë dhe minmalisht do më kishin njoftuar.

Pra, për sa kohë dega e partisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka njoftuar zgjedhje në gjithë vendin do të thotë që edhe në Mallakastër nuk ka pasur të tilla. A më fal, zgjedhje për Foltoren, ose për Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, ato janë zgjedhje në të drejtën e tyre, të zgjedhin strukturat e tyre, të zgjedhin kryetarin e partisë së Foltores apo të Shtëpisë së Lirisë dhe sigurisht ne nuk jemi pjesë e asaj lëvizje. Kështu që demokratët mallakastriotë sot nuk kanë zgjedhje. Partia Demoratike e degës së Mallakastrës nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi t’i njohë ato si zgjedhje brenda Partisë Demokratike

RonaTyra

.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu