Zbulohet tradhëtia e radhës e Pique-s ndaj Shakirës/ Ja me kë ja “drodhi” kësaj here

0
Gjigandi

Që pas zbulimit të lidhjes me Clara Chia Martin, kanë dalë në dritë shumë tradhëti të tjera të Gerard Pique-s ndaj Shakirës. Paparaci spanjoll Jordi Martin tashmë nuk është një emër i padëgjuar, pasi shpesh herë ka treguar detaje të reja rreth ndarjes së futbollistit me këngëtaren. Së fundmi, Jordi Martin ka deklaruar se mbrojtësi i Barcelonës e kishte tradhëtuar këngëtaren në vitin 2012 me modelen izraelite Bar Refaeli.

“Pas një kohe të gjatë, ata më në fund kanë qenë në gjendje të konfirmojnë atë që dikur ishte një sekret i hapur. Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaeli-t, i cili ka qenë mik i imi për shumë vite dhe munda të konfirmoj se kjo ishte arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë. Këtë informacion ia kalova Shakirës përmes të besuarit të saj, i cili u habit”,- u shpreh Jordi.

Por nuk mbaron me kaq. Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pique e ka tradhëtuar këngëtaren. Një nga tradhëtitë e para të futbollistit, sipas gazetarit spanjoll, ka qenë me Nuria Tomas.

“Sot është e martuar, sapo është bërë nënë, kjo ka ndodhur në kohën kur ishte beqare. Ai takim është bërë në banesën e Nuria-s. Futbollisti ka qenë në kampin e Kombëtares spanjolle, më pas ka shkuar në banesën e Nuria-s me një taksi. Aty janë takuar për dy orë dhe është kthyer me kombëtaren”,- tregon paparaci.

Kujtojmë që çifti kanë dy fëmijë së bashku. Ata u takuan për herë të parë në vitin 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Waka Waka”, e lançuar për ‘Kupën e Botës’ në futboll atë vit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu