Zbulohet rafineria e drogës në Itali, pranga tre shqiptarëve

0
181
blank
Gjigandi

Policia e Milanos zbuloi një rafineri të heroinës në ‘Fontanella’ dhe arrestoi tre shqiptarë që ishin të përfshirë në prerjen e substancës. Hetuesit sekuestruan 10 kg heroinë me cilësi të shkëlqyer, 700 gram kokainë dhe 5 kg substancë për prerje.

Agjentët, të drejtuar nga Marco Cali, arritën tek të huajt pas një hetimi mbi zinxhirin e furnizimit të heroinës në veri të Milanos, në veçanti në zonën përreth parkut ‘Groane’, një zonë e pyllëzuar.

Tre shqiptarët, të gjithë me leje qëndrimi, u identifikuan të enjten në mbrëmje dhe u ndoqën nga Solaro në zonën Milanese tek shtëpia dy katëshe në Fontanella.

Në katin e parë ka qenë laboratori, me blendera për të prerë heroinën me kafeinë dhe materialet për paketimin e saj.

Të tre të arrestuarit u përpoqën të shpëtonin, por shtëpia ishte rrethuar. Në pranga u vunë; një shtetas 24 vjeç, një 22 vjeç dhe një 41 vjeç. Agjentët, pas shërbimeve të përsëritura dhe arrestimeve të tregtarëve të vegjël të drogës, zbuluan takime të ndryshme të kryera nga dy nga tre shtetasit shqiptarë me bashkatdhetarë të tjerë në zona të izoluara ose afër daljes së autostradës Romano di Lombardia.

Më tej vijuan kontrollet në shtëpi ku u gjet kokainë dhe heroinë. Ndërsa në një dhomë gjumi, u gjet edhe një kasafortë me 7 mijë euro para të gatshme të ndara në kartëmonedha me emërtime të ndryshme.

Burimi: ecodibergamo.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu