Zbulohen 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati, 4 të arrestuar në Fier

0
Gjigandi

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, dy të tjerë janë proceduar penalisht ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Një 24 vjeçar dhe një 45 vjeçar u arrestuan pasi ky i fundit organizonte në lokalin e tij në lagjen “15 Tetori” në Fier lojëra fati.

Një 46 vjeçar u arrestua dhe dy të tjerë, 64 dhe 52 vjeç, u proceduan penalisht pasi kishin vënë një lokal në Patos në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit. Dy shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive me celularë.

Në pranga ra edhe një 20 vjeçar ndërsa një 39 vjeçar u shpall në kërkim pasi lokali i këtij të fundit në lagjen “29-nëntori”, ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive. Për këto raste u sekuestruan 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu