Rama: Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje me vende të tjera, nuk kam pasur kritika nga PSE

0
Gjigandi

Marrëveshja për emigrantët me Italinë do të ratifikohet javët e ardhshme në Parlamentin e Shqipërisë. Vlen të theksohet se vendi nuk është i hapur për asnjë kërkesë të tillë të ardhur nga ndonjë vend tjetër. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”.

Rama, i cili ka zgjedhur kohët e fundit të reagojë më së shumti për mediat italiane, dha detaje mbi marrëveshjen e shumëpërfolur të arritur në fillim të javës me kryeministren e shtetit fqinj, Giorgia Meloni.

Kryeministri i vendit u shpreh se marrëveshja parashikon që emigrantët do të priten në qendrën e pritjes “me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian dhe evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme”.

Në rast se nuk ka më të drejtën e qëndrimit në struktura, Italia i transferon menjëherë emigrantët nga territori shqiptar”. Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë, por se thjesht duhet të ketë vullnet dhe kujdes për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët që përfshin edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve.

RonaTyra

Rama u pyet edhe për komentet e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili tha për “Corriere” se ka frikë nga ksenofobia dhe protestat kundër italianëve.

Unë kurrë nuk i përgjigjem në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, ndërsa nuk komentoj fjalët e një politikani si ai të shpallur të padëshiruar nga SHBA-të për korrupsionin e rëndë që përfshiu familjen e tij dhe për minimin e demokracisë në vendin tonë”, ishte komenti i numrit një të Qeverisë.

Kryeministri u shpreh në fakt i befasuar nga reagimi i Partisë Demokratike Italiane, e cila kritikoi marrëveshjen, por edhe rolin e Ramës si socialist evropian.

“Unë kam qenë i befasuar. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të përfshirë socializmin dhe ekzekutivin shqiptar. Qeveritë shkojnë e vijnë, interpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty, të lidhura pazgjidhshmërisht në ditët e mira dhe të këqija”.

Sipas tij, askush në Evropë nuk mund të thotë se kanë zgjidhjen ideale dhe funksionale në të njëjtën kohë. “Derisa Evropa të ketë një zgjidhje të pranuar nga të gjithë edhe në aplikimin e saj të përditshëm, kjo do të mbetet një histori betejash dhe lojërash politike në shtetet anëtare”. Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjë reagim, qoftë edhe informal, nga pjesa tjetër e PSE-së.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu