Platforma YouTube ka njoftuar se ka bllokuar qasjen në kanalet e lidhura me mediat shtetërore ruse.
Gjigandi i transmetimit të videove iu referua politikës për bllokimin e përmbajtës që mohon ose banalizon ngjarjet e dokumentuara.
YouTube tha se pushtimi rus i Ukrainës bie nën këtë politikë.
Një kanal në Youtube i mediumit rus Russia Today, i bllokuar në Serbi.
Ajo tha se do të bllokojë qasjen në kanalet, duke përfshirë Russia Today dhe Sputnik.