Reprezentuesi i Kosovës, Albion Ymeri, nuk arriti më shumë se në vendin e 20-të në në Kampionatin Evropian të triathlonit. Federata e konsideron si sukses paraqitjen e tij në një garë shumë të fortë.
“Sportisti ynë Albion Ymeri e përfundoj garën në Kampionatin Evropian të Triathlonit e cila po mbahet në Olsztyn të Polonisë.
Ymeri në grupin kualifikues u rendit i 20-ti me rezultat 00:28:16.
Federata e Triathlonit e Kosovës është e kënaqur me paraqitjen e sportistit Albion Ymerit.
Kjo ishte gara e parë e Ymerit në Kampionatin Evropian të Triathlonit.
Ymerit i dëshirojmë suksese në garat e ardhshme”,
shkruan në faqen e federatës.