‘Presidenti’, lamtumirë Milanit: S’mund ta mbyllja më mirë, krenar për fanellën

0
‘Presidenti’, lamtumirë Milanit: S’mund ta mbyllja më mirë, krenar për fanellën
Gjigandi

Franck Kessié përshëndet Milanin si kampion i Italisë. Pak ditë pasi fitoi “Scudetton” me fanellën e kuqezinjve, mesfushori nga Bregu i Fildishtë i thotë zyrtarisht lamtumirë skuadrës milaneze, gati për të nisur një aventurë të re jashtë vendit. Me fanellën e Barcelonës, pa surpriza.

Ai mbërriti te “Djalli” pasi kishte impresionuar me fanellën e Atalantës. Kessié u bë me kalimin e kohës një nga lojtarët thelbësorë mes kuqezinjve, gjuajtës penalltish, asistues, i rëndësishëm në zonën e portës, me 37 gola të shënuar në 237 paraqitje zyrtare me kuqezinjtë.

“Pas 5 vitesh nuk mund të shpresoja ta mbyllja këtë përvojë të madhe në mënyrë më të mirë! Një emocion unik; ne jemi kampionët italianë. Krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme dhe që kam ndarë këtë rrugëtim me shokët fantastikë të skuadrës. Faleminderit për gjithçka. Faleminderit për gjithçka, për të gjithë, Presidenti juaj”, – shkruan mesfushori në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu