Xhamia “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, shtroi iftar për 300 jetimë

0
Xhamia “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, shtroi iftar për 300 jetimë
Gjigandi

Xhamia “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë ka organizuar sot një ngjarje shumë me vlerë për podujevasit.

Imami i xhamisë, Besim Arbanashi, së bashku me zëvendësimamin, Nezir Arbanashin, kanë organizuar iftar për 300 jetimë të qytetit të Podujevës.

Të shoqëruar nga njëri prind ose kujdestari, 300 fëmijë nga kjo Komunë sot kanë ngrënë iftar në oborr të xhamisë “Dëshmoret e Kombit”.

Përveç iftarit, 300 fëmijëve u janë shpërndarë nga një pako ushqimore, nga një dhuratë dhe nga një palë këpucë.

Një pako e tillë ushqimore ka kapur vlerën e 65 eurove.

RonaTyra

Përgatitja e ushqimit dhe shërbimi janë mundësuar nga vullnetarët,  kanë shprehur dëshirë të bëhen pjesë e këtij organizimi humanitar.

Xhamia “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu