Xhaferaj i kërkon Bashës dorëheqjen

0
Xhaferaj i kërkon Bashës dorëheqjen
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike,  Ferdinand Xhaferaj  në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar ka kërkuar nga kryetari Lulzim Basha që të tërhiqet në të mirë të demokratëve.

Xhaferraj në fjalën e tij është shprehur se ashtu siç kanë thënë dhe dy nënkryetarët është e rëndësishme që në këtë situatë të merret vendimi i duhur për zgjidhjen e ngërçit të partisë në mënyrë që të dalim nga kriza.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e pamundur që me ikjen e Bashës të ketë një rikthim të Berishës,pasi PD-ja nuk mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me një person non-grada.

“Ndoqa me vëmendje të gjithë diskutimet nisur që nga dy zv. Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe të gjithë janë në kohezion duke thënë që ju duhet të bëni një hap pas. Ndërsa ju z. Basha keni deklaruar disa here që jeni në dispozicion të PD për një zgjidhje. Të jesh në dispozicion të PD për zgjidhje do të thotë që ju duhet të jepni dorëheqjen sot dhe  do argumentoj pse: keni 9 vite që drejtoni opozitën. Në 2017 mbas daljes së rezultatit të zgjedhjeve ishte normale të jepnit dorëheqjen.

Por nisur nga argumenta të abuzimeve të qeverisë trupa politike e PDSh-së ju mbështeti. Po kështu, mbas 25 Prillit te 2021 me daljen e rezultatit dobët ishte normale dorëheqja juaj. Përsëri nisur nga të dhënat e sakta dhe evidencat e unifikimit te shtetit me pushtetin dhe masakrës zgjedhore trupa politike e PD përsëri ju mbështeti. Por ne 6 Mars, qartazi u prodhua evidence qe alternativa e lidershipit tuaj refuzohet nga elektorati i djathte dhe ai gri. Kjo alternative qartazi u mund edhe nga fotorja, një levizje disa mujore drejtuar nga një kryetar non-grada.

RonaTyra

Si kudo në perëndim mbas humbjes që në ditën e parë të daljes së rezultatit japin dorëheqjen. Pra, jepni dorëheqjen sot dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes. Mbas disa ditësh mblidhet grupi parlamentar për të nominuar me votim një grup që negocion me kolegët që janë tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta ketë të qartë se Berisha nuk është zgjidhje per dy arsye bazë: 1) opozita e 2025 nuk mund te shkojë ne zgjedhje me një kryetar non-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne po po qartazi u mund nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i vështirë por e vetmja rruge shpresëdhënës

“, ka thënë ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu