‘Wudy’ e rrezikshme? Sokol Meqemeja qetëson qytetarët bën provën live, ja e vërteta

0
Gjigandi

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë ‘Frigo Food’ – importues ekskluziv i ‘Wudy’ në Shqipëri ka reaguar këtë të enjte pas njoftimit të AKU-së për produktet ‘Wudy’ ai deklaroi  se produktet e kësaj marke nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.

Meqemeja  siguroj qytetarët se Wudy është e sigurt ndërkohë gjithë tymnajën dhe dizinformimin e opinionit publik e kreu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke përhapur panik, të panevojshëm.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se kompania ‘Frigo Food’ kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte ‘Wudy’ se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre, ai theksoi se përveç  dokumentave zyrtare kampania është e gatshme të japë edhe një garanci  për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit ‘Wudy që gjendet në tregun shqiptar.

“Unë personalisht, këtu përpara jush, do të konsumoj produkte ‘Wudy’, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar” tha Meqemeja

Dhe ashtu bëri për të dëshmuar cilësinë e tyre, Sokol Meqemeja konsumoi salsiçe ‘Wudy’ live.

RonaTyra

Po ashtu gjatë  fjalës së tij, Sokol Meqemeja u ndal dhe te njoftimi i AKU-së, duke sqaruar se i përket produktit ‘Wudy’ të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100% e sigurt.

Deklarata

Ditën e djeshme, opinioni publik është njohur me një deklaratë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili informonte se disa lote të produkteve Wudy janë kompromentuar me virusin ‘Listeria’. Në respekt të qytetarëve, si edhe të angazhuar maksimalisht për sigurinë e shëndetit të klientëve, shoqëria ‘Frigo Food’, Ju sqaron si vijon: ‘Frigo Food’, prej rreth 20 vitesh, është përfaqësues i kompanisë italiane ‘AIA’, një prej sipërmarrjeve më të mëdha italiane dhe europiane.

Disa ditë më parë, ‘Frigo Food’ është njoftuar nga kompania ‘AIA’ se, në një prej stabilimenteve të saj, ka pasur defekt impianti i pasterizimit. Ju sqarojmë se kompania ‘AIA’ ka disa stabilimente prodhimi. Ky njoftim u është shpërndarë menjëherë Ministrisë italiane të Bujqësisë, autoritetit kompetent të Bashkimit Europian, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kompanisë italiane ‘AIA’, përfshirë edhe importuesin ekskluziv të produkteve Wudy në Shqipëri, ‘Frigo Food’. Kompania italiane njofton gjithashtu se ka tërhequr të gjithë produktin e kompromentuar nga tregu europian.

Ndërsa, sa i përket produktit ‘Wudy’ të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt. Produkti ‘Wudy’ i mbërritur në vendin tonë nuk ka asnjë lidhje me impiantin e kompromentuar të kompanisë ‘Aia’ në Itali. Produktet ‘Wudy’ që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale dhe kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare.

Për të qenë sa më transparent me Ju dhe opinionin publik, ju sqarojmë se çdo sasi produktesh Wudy që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave, të kryera nga laboratorët në Itali që janë të certifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit, nuk është konstatuar që produktet ‘Wudy’ të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve.

‘Për të gjitha këto arsye, kompania ‘Frigo Food’ kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte ‘Wudy’ se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre dhe ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit ‘Ëudy ‘ që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte ‘Wudy’, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu