Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçaren Sabrina Bengaj ngjarje e ndodhur pasi Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.
Ish- bashkëshortja i ka kërkuar të dalin jashtë banesës për të mos shqetësuar familjarët por ai i nervozu ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (e cila ishte e pajisur me një urdhër mbrojtje nga Gjykata).
Më pas ai është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.
Për rastin në fjalë u zhvilluan dy seansa joefektive pasi e para nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit, ndërsa e dyta pas bojkotit të avokatëve. Trupi gjykues përbëhet nga treshja Alfred Ikonomi, Ejona Lazellari dhe Sonila Hoxha.