Vrasja në Shkodër/ Zbulohet dëshmia e babait të viktimës: Po kërkoja ta largoja nga këtu

0
Gjigandi

Babai i 19-vjeçarit Erjon Xhenje i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ka deklaruar në Polici se i biri nuk kishte problemeve, por ishin nipat e tij që kanë probleme. Gjithashtu ai ka zbuluar se viktima punonte në stallën e kuajve të fisit  në stallën e kuajve të Astmer Bilalit, një element i fisit Bajri.

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë” deklaroi i ati duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me kontaktet e të birit.

19-vjeçari është kushëriri i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021.

Mësohet se pak përpara se të ndodhte atentati, ai e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe. Pak pas vrasjes, i ati u informua dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku u pa edhe duke shpërthyer në lot për të birin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu