Humbi kontrollin e mjetit, plagoset shoferja 20-vjeçare

0
Gjigandi

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor “Maminas-Sukth”,  nga një mjet që  drejtohej nga një 20-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet M. T., ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, shtetasja M. T., 20 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
20-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu