Vrasja e shqiptarit në Mykonos/ Autori dhe viktima kishin debatuar edhe më parë, dyshohet se… (Video)

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shqiptarit të njohur si Julian Kosova në ambientet e jashtme të një klubi nate në Mykonos të Greqisë. 33-vjeçari Thanasis Nazo vrau me plumb në kokë shqiptarin pas një debati.

Mediat greke kanë publikuar një video që tregon një sherr të ndodhur disa ditë para vrasjes mes viktimës dhe autorit. Ata kishin mosmarrëveshje financiare pasi biznesmeni grek i kishte një borxh shqiptarit prej 3 mijë eurosh.

Sipas dërguesit anonim të videos, autori dhe viktima ishin përleshur vazhdimisht në të njëjtin lokal. Pavarësisht kësaj, pronari biznesit nuk ka marrë asnjë masë.

Një vajzë, e cila dyshohet se u bë “molla e sherrit” mes autorit dhe viktimës, ka dëshmuar se shqiptari e shqetësonte herë pas here dhe i fliste keq. Ditën e krimit, shqiptari i kishte hedhur asaj ujë, ndërsa ajo i ishte lutur që të ndalonte.


 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu