Avokatja Rezarta Tahiraj ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Avokatja e familjes tha se të gjithë të përfshirit në ngjarje duhet të dënohen.
Sipas saj të gjithsecili prej tyre ka pasur një rol në vrasje.
“Është e paevitueshme që të gjithë të hetuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvani të procedohen sepse secili prej tyre ka pasur një rol, disa duke përmbushur veprime dhe të tjerët madje duke mos vepruar, në këtë ngjarje kriminale. Kjo është tezë e imja”, tha ajo.