Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli rikthen në detyrë 6 policët e pezulluar

0
Gjigandi

Gjykata e Apelit ka rikthyer  në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani tre ditëve para zgjedhjeve.

6 policët në fjalë kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan, nga një nga badigardët e PD-së.

Bëhet fjalë për punonjësit e policisë të “Forcave Shqiponja”Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçje , Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Nga dita e sotme ata do të rikthehen në punë, pasi ditët e fundit Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan.

Vendim i cili u mor nga kjo gjykatë pas kërkesës që prokuroria e Elbasanit bëri për pezullimin nga detyra dhe hetimin në gjendje të lirë të 6 punonjësve të policisë së Elbasanit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu