Vrasja e grave dhe vajzave në Shqipëri, veprimtaret u kërkojnë institucioneve shtimin e masave

0
Vrasja e grave dhe vajzave në Shqipëri, veprimtaret u kërkojnë institucioneve shtimin e masave
Gjigandi

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri. Vrasja së fundi e një nëne të re në Roskovec të Fierit nxiti veprimtaret e shoqërisë civile të kërkojnë shtimin e masave nga institucionet për të frenuar dhunën në familje.

Ato pohojnë se kundër dhunës me bazë gjinore nevojiten masa serioze konkrete, sepse dhuna në familje duket se është bërë normalitet, që nuk shqetëson njeri derisa të vritet viktima e radhës.

Edlira Çepani, drejtuese e Rrjetit për Barazi në Vendimarrje thotë se mbështetja ndaj tyre është mëse e nevojshme, që të mos jenë vetëm përballë dhunës së një shoqërie, që ka tendencën të dhunojë gratë e vajzat, si dhe përballë institucioneve që nënvlerësojnë dhunën në familje, që është krimi më i keq aktualisht në Shqipëri.

“Vrasja e fundit, ashtu si të gjithë vrasjet e grave dhe vajzave, ishte revoltuese për shumë arsye. Fatkeqësisht ne kemi sot mijëra vajza e gra në çdo cep të Shqipërisë viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Duhen marrë realisht masa serioze për këtë atje në terren, ku janë vajzat dhe gratë që vuajnë. Në radhë të parë niset me fuqizimin ekonomik dhe punësimin e tyre”

RonaTyra

– thotë zonja Çepani.

Shoqëria dhe institucionet bëhen të ndjeshme kur vritet viktima e radhës, por vrasjet ndodhin pas disa denoncimeve të mëparshme për dhunë, të cilat janë lënë mënjanë, pohojnë veprimtaret e shoqërisë civile.

Ato theksuan se rrethi vicioz i dhunës ndaj grave e vajzave do t’i prekë të gjitha, nëse nuk merren masa të forta ndaj dhunuesve.

Të gjitha pohojnë se ligjet dhe politikat qendrore në këtë fushë janë shumë të mira, por ato nuk zbresin për t’u zbatuar në terren, pranë komuniteteve, atje ku vajzat dhe gratë dhunohen dhe kanë realisht nevojë për mbështetje.

“Në Shqipëri ekziston ende shoqëria maskiliste. Janë ende ato traditat e vjetra, që Burri, Burri, Burri në çdo gjë dhe për çdo gjë. Këtu ndikon edhe pafuqia ekonomike, sepse në çastin që gruaja ka forcën e ekonomisë është e zonja ta përballojë vetë situatën”

– thotë Jolanda Mustafaraj, drejtuese e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake.

Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar shpesh që të rritin buxhetet e luftës kundër dhunës. Veprimtaret pohuan se kjo dukuri kaq e gjerë në shoqërinë shqiptare nuk mund të luftohet me kohë të pjesshme, ose pa fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave.

Është krijuar një mekanizëm i referimit midis disa institucioneve, të cilat duhet të reagojnë njëkohësisht, kur dhuna ndodh.

Por, këto institucione nuk reagojnë sa duhet dhe e nënvlerësojnë gjendjen, thonë verpimtaret, ndërsa mungojnë burimet financiare për të përballuar fluksin e madh të këtyre rasteve të dhunës.

“Arsyeja ekonomike është kryesorja, pastaj është mentaliteti i vjetër dhe shumë faktorë të tjerë. Duhet të ketë një koordinim, por fatkeqësisht edhe këtu çalon shumë, duke nisur nga urdhërat e mbrojtjes që nuk zbatohen si duhet. Fatkeqësisht vazhdojmë të mbetemi shumë shumë prapa”

– thotë Erinda Vishkulli, këshilltare bashkiake në Cërrik.

Veprimtaret e të drejtave të grave dhe vajzave pohojnë se shërbimet sociale për to janë mëse të pamjaftueshme. Sipas tyre, duhet investuar më shumë tek parandalimi i dhunës, tek policimi në komunitet, dhe tek ndërgjegjësimi për barazinë gjinore. Ato theksojnë se politika duhet të zbatojë në terren të ligjet e reja që miraton në kryeqytet.

“Nga ana institucionale ka një neglizhencë të madhe. Rasti i fundit na tregoi se gratë dhe vajzat këtu në Shqipëri vriten shumë lehtë. Duhet të bëjmë diçka si shoqëri, si institucione si popull” –

thotë gazetarja Eglantina Alliaj, gazetare dhe veprimtare e shoqërisë civile.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave në familje është përkeqësuar, ndërsa 5 vitet e fundit numri i denoncimeve prej tyre është rritur mbi 20 për qind. Një pjesë e këtyre shifrave tregojnë dhunën e fshehur e të mbartur në vite brenda familjeve shqiptare, që bëhet e dukshme vetëm nga vrasjet e grave dhe vajzave./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu