Prokuroria e Durrësit, falë dëshmisë së dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur vrasjen e Erjon Çelës në Don Bosko në 4 Janar.
Kujtojmë se Erjon Çela u vra më 4 Janar 2022. 35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.
Dyshohet se ishin dy qitës dhe se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit.
Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të Traumës për të dalë jashtë Tiranës.
Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë.