Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Dëshmon Dumani: Isha ndër organizatorët, porositësi…

0
Gjigandi

Nuredin Dumani ka qenë dëshmitar në gjyqin e procesit ndaj Xhuliano Hoxhës, Seit Manahasës dhe Elvis Koçit lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Dumani ka përfshirë edhe veten duke pranuar se ka qenë organizatori, pavarësisht se është shfaqur si dëshmitar. Për këtë arsye GJKKO i ka caktuar edhe atij një avokat mbrojtës. Si porositës Dumani ka përmendur emrin e Erjon Alibejt, i cili akuzohet edhe nga prokuroria.

Edhe për vrasjen e Rigers Runajt, akuzohet si porositës Erjon Alibej. Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit më 29 korrik 2020. Mbi provat e siguruara u fajësuan Xhuljano Hoxha dhe Euglent Halilin, persona këta që dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik. Për vrasjen e dy miqve të ngushtë në harkun e 9 ditëve ra në pranga më 18 shtator të 2020, Erjon Alibej ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu