Pamjet nga aksidenti i rëndë në Dimal; momenti kur makina shpërthen në flakë (Video)

0
Gjigandi

Video e mëposhtme tregon momentin e aksidentit tragjik që i mori jetën të riut Kliton Merkaj. 28-vjeçari po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur u përplas me shtyllën në anë të rrugës. Ngjarja tragjike është filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti që ndodhej pranë rrethrrotullimit të Poshnjës, aty ku ndahen rrugët drejt Dimalit, Kuçovës dhe Beratit.

Në pamje shihet se si automjeti i afrohet rrethrrotullimit me shpejtësi skëterrë, ndërsa pasi humb kontrollin përplaset me një shtyllë ndriçimi dhe më pas përfundon në kanal, aty ku dhe shpërthen në flakë. Fatkeqësisht i riu gjeti vdekjen brenda në automjet./ BW

 

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu