Vladimir Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm ka reaguar pas lajmit se motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar në oborrin e banesës së saj në Kamzë.
Fillimisht u dyshua se krimi i sotëm lidhej me akuzat që rëndojnë mbi Vladimirin. Por vetë ai është shprehur se motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, autori i masakrës së Paskuqanit. Në këtë të fundit mbetën të vrarë 2 persona dhe të plagosur 3 të tjerë.
Kurti thotë se këto dyshime i lidh me faktin se Hutra e ka kërcënuar disa herë prej tij në burg dhe se kishte tentuar disa herë ta vriste.
“Sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu”– tha vëllai i viktimës, Vladimir Kurti.