Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në zonat veriore dhe veriperëndimore vranësirat do të jenë më të pranishme.
Sipas MeteoAlb, orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat dhe lagështirën e lartë në ajër në të gjithë territorin e vendit, por më të theksuara do të mbeten në zonat Veriperëndimore.
Ndërsa gjatë natës vonë pritet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.
j.l./ ABC24.AL