Vranë 71-vjeçarin Abdulla Budlla, dënohen me burg dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shehaj

0
Gjigandi

Gjykata e Tiranës ka dënuar dy vëllezërit Saimir Sheha dhe Arsil Shehaj, pasi u shpallën fajtor për vrasjen e e 71-vjeçarit Abdulla Budlla, me datë 03.08.2020.

U mësua se vëllezërit përfituan uljen e dënimit me 1/3 pasi kërkuan gjykim të shkurtuar. Saimir Shehaj u dënua me 14 vjet e 8 muaj burg ndërsa vëlla i tij Arsili, u dënua 15 vite burg.

Dy vëllezërit u arrestuan në zonën e Rinasit, bashkë me ta u sekuestrua edhe makina me të cilën dyshohet se u krye krimi; një mjet tip “Volksëagen”.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës:

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:46, në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”, është vrarë me armë zjarri  shtetasi me iniciale A.B, i cili punonte si taksist. Rezulton se autorët e vrasjes janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale S.Sh dhe A.Sh. Referuar interesimit të mediave, ju informojmë si më poshtë:

RonaTyra

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurve me iniciale S.Sh dhe A.Sh, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”,  të parashikuara nga nenet 78, 25  dhe 278  të  K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 288, datë 09.02.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me njëzet e një vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni parashikuar nga Neni 278 prg.1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me pesë vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sh, të dënohet me njëzet e dy vjet burgim.

Në aplikim të Nenit 406/1 tëPr.Penale, të pandehurit S.Sh, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet katërmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet burgim.

Në zbatim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri Sh të dënohet me dhjetë vjet burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale  A.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim  si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e dënimit nën kufijtë e parashikuar me ligj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Fatri Islamaj, me vendimin nr. 944 , datë 11.10.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 288 datë 09.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu