Vodhën gjysëm milion euro, arrestohen dy shqiptarët në Spanjë

0
Gjigandi

Tre anëtarë të një organizate mafioze shqiptare, me qendër në Galicia, Spanjë kanë planifikuar dhe kanë kryer grabitje të rezidencave luksoze në rajonin Minho, Portugali.

Sipas mediave spanjolle grabitësit kanë  vjedhur të paktën gjysmë milioni euro.

Tre kriminelët grabitën të paktën 11 shtëpi dhe ishin shumë të organizuar dhe metodikë.

Grabitjet kishin në fokus flori, bizhuteri, veshje të markave prestigjioze dhe qindra mijëra euro që viktimat ruanin në kasaforta.

Në muajin shkurt, një hetim nga GNR bëri të mundur ndalimin e dy anëtarëve të grupit , të cilët ndodhen në paraburgim dhe tashmë janë akuzuar nga Ministria Publike (MP) për krime, vjedhje të rëndë dhe falsifikim dokumentesh.

RonaTyra

Ndërsa personi i tretë tashmë është identifikuar, por është në arrati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu