Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme.

Shtetasit me iniciale  F. H., 21 vjeç dhe M. L., 26 vjeç akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen doza kanabisi.

RonaTyra

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas të Vlorës, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit:

– F. H., 21 vjeç dhe M. L., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa, të ndara në doza dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu