Vjehrri e ekzekutoi në bashkëpunim me gruan/ Gjykata i jep kujdestarinë e fëmijëve, vëllait të Kudret Saliajt

0
Gjigandi

Gjykata e Tiranës ka pranuar padinë e vëllait të Kudret Saliajt, babait të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, pasi u ekzekutua nga vjehrri Mexhit Picari në bashkëpunim me të bijën Dhurata Saliaj.

U mësua se daja i fëmijëve pretendoi kujdestarinë e fëmijëve, po për shkak se u kundërshtua nga familja Saliaj, ai u tërhoq dhe zyrtarisht nuk paraqiti padi në gjykatë.

Si ndodhi vrasja?

Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar.

Ai mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.

Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.

Prokuroria thotë se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë. Të dy janë duke u përballur me gjykatën e Tiranës për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Të enjten ishte planifikuar të zhvillohej seanca e radhës ndaj tyre, por u shty për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu