“Vit rezistence”, Krifca bën bilancin: Eksportet ishin kali i betejës

0
Gjigandi

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po mban një konferencë për të bërë bilancin e vitit të kaluar dhe për pritshmëritë e 2023-it. Ministrja tha se ka qenë një vit rezistence por me një bilanc pozitiv falës punës së Ministrisë për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori, sidomos pas vështirësive prej luftës në Ukrainë.

“Kemi një kontribut pozitiv të bujqësisë në prodhimet e brendshme bruto me 0.05 për qind. Punësimi është rritur në bujqësi gjatë tremujorit të tretë me 6.5 për qind. Rritja e pagës mesatare prej 15.7 për qind në tre mujorin e tretë. Sektori është shumë herë më i formalizuar se një vit më parë.

Kemi një numër në rritje të fermerëve me NIPT, 85 mijë. Të dhënat paraprake flasin për një stabilitet të prodhimit dhe një rritje të lehtë. Krahasuar me 2021, kemi ecuri pozitive me rritje të parashikuar si te gruri me 4 për qind, ulliri që ka pasur ecuri fantastike me 39 për qind“, tha ministrja.

Duke u ndalur te eksportet, ministrja iu referuar si “kali i betejës” për vitin 2022. “Kemi rritje me 18 për qind në vlerë dhe 15.6 për qind në sasi krahasuar me 2021. Struktura e eksportit ka pësuar ndryshim cilësor si dëshmi e vlerës së shtuar”, tha ajo.

“Kemi siguruar një mbështetje progresive për prodhimin, ruajtjen, magazinat, është shumëfishuar vëllimi i kapaciteve mbrojtëse. Të gjitha këto janë një strukturë e rëndësishme për eksportin. Kemi çarë tregje të reja. Kemi eksportuar në 73 vende, 10 vende të reja sesa një vit më parë”, u shpreh ministrja.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu