Tritol në banesë/ Flet shefi i Krimeve në Shkodër: Nuk kam konflikte me askënd

0
Gjigandi

Shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati ka reaguar për herë të pari pasi në banesën e tij u vu tritol. Ai ka mohuar të ketë konflikte duke thënë se nuk ka dijeni se kush e ka bërë. Shpati foli jashtë kamerave për mediat, teksa ende nuk bëhet me dije se çfarë ka deklaruar ai përpara hetuesve.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale. Për mediat foli dhe babai i tij, Gjergj Shpati, i cili u shpreh se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit. I ati tregoi gjithashtu se në banesën tre katshe jetojnë tre familje me 17 anëtarë dhe se të gjithë kanë qenë aty kur ndodhi shpërthimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu