Bashkia e Tiranës ka filluar gjatë ditës së sotme punimet për rehabilitimin e rrugës te “Brryli” në Njësinë Nr. 3. Kjo rrugë i vjen në ndihmë një komuniteti të madh, i vendosur aty ndër vite.
Gjithashtu ky rehabilitim i rrugëve vjen edhe në ndihmë të bizneseve përreth.
Vlen të theksojmë se ditën e sotme kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka mundësuar një takim me banorët e kësaj njësie ku dhe tregoi disa prej projekteve kryesore të realizuara, si dhe projekteve që vijojnë dhe që do të realizohen nga Bashkia e Tiranës, jo vetëm për këtë zone, por me impakt më të gjerë.