Disa mbështetës të Berishes janë grumbulluar te rrugica “Mustafa Matohiti” mëngjesin e sotëm në mbështetje të udhëheqësit të tyre që po kryen aty arrestin në shtëpi.
Brohoritjeve dhe ovacioneve, Berisha i është përgjigjur duke dalë në dritaren e tij, duke i përshëndetur me dy gishta.
Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin e akuzuar për korrupsion në aferën e shndrrimit të ish kompleksit Partizani në pronë private.
Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Atij i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.
j.l./ ABC24.AL