Mëngjesin e kësaj të hënë një avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia është aktivizuar për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit, që ka përpirë shkurre e pisha në ishull prej ditësh.
Ministria e Mbrojtjes pohoi se avioni të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERÇ), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Mësohet se avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.