VIDEO/ Emiljano Shullazi dërgohet në spital me makinë të blinduar dhe masa ekstreme sigurie

0
VIDEO/ Emiljano Shullazi dërgohet në spital me makinë të blinduar dhe masa ekstreme sigurie
Gjigandi

I dënuari në regjimin “41 biss”, Emiljano Shullazi dërgohet në spital këtë të mërkurë me makinë të blinduar dhe masa ekstreme sigurie.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ai është transportuar nën forca të shumta policore, ku përveç dy furgonave, prezent ishte edhe një autoblind i forcave RENEA, të cilat e kanë shoqëruar atë deri në ambientet e spitalit.

Ai u dërgua në spital dhe më pas u kthye sërish në qelinë  e tij.

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Dy vite më parë, Gjykata e Shkallës së Parë, më trupë gjykuese të kryesuar nga Fran Prendi dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

RonaTyra

Ndërkaq, me 12 vite burg u dënua Gilmando Dani, Indrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar dënimin e Shullazit me 18 vite burgim. Përveç kësaj çështje penale, ndaj Emiljano Shullazit vijon të qëndrojë në fuqi edhe një masë e dytë sigurimi “arrest në burg”, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

Seancat ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë janë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 80, duke futur gjyqin në ngërç.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi në regjimin ’41 bis’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu