Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, shtatë vite burg për ish-policin e Lezhës

0
Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, shtatë vite burg për ish-policin e Lezhës
Gjigandi

Ish-punonjësi i policisë se Lezhës, Kol Kola është dënuar me shtatë vite heqje lirie, për ngacmimin seksual ndaj një të mitureje.

63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” duke i dhënë dënimin maksimal, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2021, kur Kolë Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e mashtroi se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës. Aty dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

E mitura fatmirësisht ka mundur qe te largohet nga banesa. 13-vjeçarja u ka treguar familjareve te saj dhe këta te fundit kane bere menjëherë denoncim në polici. Policia e Lezhës ka nisur hetimet për këtë ngjarje te rende, ku janë siguruar edhe pamje filmike dhe është arritur në përfundim se është e vërtetë që polici ka tentuar ta përdhunojë të miturën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu