VIDEO EKSKLUZIVE/ Ja si i riu tenton të thyejë 2000 dollar false sot në Tiranë

0
Gjigandi

Fenomeni i parave false po përhapet masivisht në vëndin tonë e kryesisht është përqëndruar në kryeqytet. Rasti më i fundit vjen në redaksinë e Priza.al ku një i ri me 2000 dollarë amerikan në xhep i është drejtuar një pike të këmbimit valutor për ti konvertuar në lekë.

Por i riu është pikasur nga punonjësja e pikës ku dhe i ka kërkuar të riut llogari për këtë vepër penale.

“Këto qenkan false, si guxon  të vish të ma hedhësh aty qëndro po njoftoj pronarin” i është drejtuar  ajo të riut.

Priza.al ju vendos në dispozicion edhe pamjet filmike.

RonaTyra

Rasti në fjalë është denoncuar në polici dhe po hetohet origjina dhe të gjitha hallkat që kanë kaluar këto para.

Deri më tani media dhe opinioni publik përveç rasteve sporadike që kapen  nuk dihet të ketë nisur një hetim  për të zbuluar origjinën se kush e furnizon “tregun” me lekë false

Ditën e sotme nga një operacion i policisë së shteti kanë rënë në pranga pesë adoleshentë pasi akuzohen se shpërndanin para të falsifikuara, nuk dihet nëse rasti ka lidhje me denoncimin që ka ardhur në redaksin e Priza.al.

Policia e Tiranës bën të ditur se ka përfunduar operacionin e koduar ‘Money Scam’, ka arrestuar Ersi Pula dhe Endri Hasanllari, të cilë janë 19 vjeç.

Të arrestuarit e tjerë janë 3, 17-vjeçarë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Money Scam”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Money Scam”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Priza.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu