Balena gëlltit 2 femrat në kajak, ja si shpëtuan…

0
Gjigandi

Ditët e fundit është bërë virale një video ku shihet një balenë kurrizore duke gëlltitur dy femra teksa po bënin kajak. Pak sekonda më vonë, kafsha i “pështyn”, duke i kthyer në sipërfaqe, pasi fyti i saj nuk e ka kapacitetin për të gëlltitur një qenie njerëzore.

Sipas Nicola Hodgins nga “Whale and Dolphin Conservation”, goja e një balene me gunga mund të jetë deri në tre metra, por fyti është vetëm sa madhësia e një grushti njeriu dhe mund të shtrihet deri në 15 inç në diametër për vakte më të mëdha, gjë që shpjegon pse kafsha i ktheu dy gratë në sipërfaqe, disa sekonda pasi i futi në gojë.

Edhe pse së fundi video u bë virale, e vërteta është se bëhet fjalë për një rast të dy viteve më parë. Ngjarjet ndodhën në gjirin e San Luis Obispo, në Kaliforni, kur dy shoqet, Julie McSorley dhe Liz Cottriel, po bënin kajak.

Pasi u “pështynë” nga balena, gratë u trajtuan urgjentisht nga autoritetet në zonë. Asnjëra nuk kishte lëndime serioze. Sado e frikshme dhe e çuditshme të duket kjo ngjarje, e vërteta është se nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Në vitin 2019, në “Port Elizabeth” të Afrikës së Jugut, një operator u bllokua në gojën e një balene me gunga, e cila gjithashtu përfundoi duke e “pështyrë” atë disa sekonda më vonë, siç bëri një zhytës në brigjet e Cape Cod, në Massachusetts, më 2021.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu