Video/ 12 orë udhëtim me tren, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

0
Gjigandi

Kryeministri, Edi Rama, mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç të kenë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni prej ku u bë nisja për në Ukrainë. Të dy këta liderë janë pritur nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Ata do të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt rajonit të Buchas, aty ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.

Rama dhe Abazoviç do të shohin nga afër zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase. Më pas në orët e para të mesditës ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Burime për median bëjnë me dije se kryeministin Rama në këtë vizitë e kanë shoqëruar Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu